Në paraqitjen e fundit Arben Taravari ka bërë thirrje për hapjen e një debati të gjerë mes ekspertëve dhe partive politike në lidhje me nevojën për një ndryshim kushtetues në Maqedoni. Ai argumenton se Kushtetuta e vitit 1991 u votua nga deputetët maqedonas, por shqiptarët nuk e pranuan atë në atë kohë. Në vitin 2001, me Marrëveshjen e Ohrit, u bënë plotësime në kushtetutë për të adresuar disa nga shqetësimet e komunitetit shqiptar, përcjell Telegrafi i Maqedonisë.

“I mbështes fjalët e Pendarovskit që Maqedonisë së Veriut i nevojitet një kushtetutë e re”, theson Taravari.

Ai gjithashtu u përgjigj në lidhje me deklaratën e Ali Ahmetit, i cili tha se BDI është në “super lig” ndërsa Taravari në “ligjet lokale”. Taravari komenton se qytetarët janë ata që vendosin se kush duhet të luajë në këtë fushë politike. /Telegrafi/

Taravari: Maqedonisë i duhet një kushtetutë e re appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version