
Ka përfunduar mbledhja e Kuvendit të kryesisë së Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit.
Në Press konferencë ai tha se pas takimit, Kuvendi autorizoi kryesinë e ASH-së që të vazhdohet me bisedime me koalicionin VLEN.
“Kemi diskutuar shumë tema, disa pika dhe kuvendi e ka autorizuar kryesinë e ASH-në që të vazhdohet me bisedime me VLEN-in. Kanë dalë disa ndarje të komunave se ku nxjerr ASH kandidatë të vetëm e ku dalim si VLEN, mirëpo duhet të flasim për këto gjëra. Tek lista e kandidatëve për Këshill unë besoj që do shkojmë ndaras si ASH, teksa për çështje të tjera do kërkojmë bashkëpunim atje ku duhet. Do të mundohem deri në moment të fundit që VLEN të mbetet i bashkuar, tha Taravari.
Ai tha se ASH kudo që ka shkuar ka dalë fitues, ndaj sipas tij ka disa vende ku fitorja e ASH-së është e sigurtë sepse janë të strukturuar mirë. /Telegrafi/
Taravari: Kuvendi e autorizon kryesinë e ASH-së që të vazhdohet me bisedime me VLEN-in appeared first on Telegrafi.