Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari ka folur rreth vendimeve të fundit të tij dhe situatën aktuale politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Taravari ka deklaruar se të gjithë ata që më njohin e dinë se nga situatat e vështira, gjithmonë ka punuar për të përmirësuar gjendjen dhe nuk ka lejuar t’i punohet pas shpine.

“Të gjithë ata që na përkrahin e dinë se çdo herë kam tentuar të bëj më të mirë për të gjithë. Nuk bëhet fjalë për interesa personale, pasi shumë lehtë do ta kisha tejkaluar, por bëhet fjalë për interesin e përgjithshëm. Nëse dikush tenton të të zvogëloj sa më shumë dhe të të punoj pas shpine, duhet të bësh disa lëvizje të cilat do të tregosh se vlen dhe të arrish rezultat më të mirë”, u shpreh kryetari i ASh-së, Arben Taravari në “Kanal5”.

Taravari foli edhe rreth mundësisë së riorganizimit të shtetit dhe Kushtetutës. Taravari është shprehur se secili shtet duhet të organizohet sipas rrethanave aktuale në atë vend.

“Mendoj se në Maqedoni më mirë do të ishte të kishim 25 komuna, dhe jo 70 komuna siç i kemi tani. Ne duam ose jo, por nëse jemi duke ecur drejt BE-së, këto çështje duhet t’i mbyllim. Por komuna me 3.000-4.000 banorë nuk mendoj se janë funksionale. Sa i përket stemës, të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë, e kanë ndërruar, vetëm Maqedonia nuk e ka ndërruar. E shoh se edhe te partitë politike ka gatishmëri për ndërrimin e stemës. Gjithashtu edhe 20 përqindëshi nga Kushtetuta duhet të hiqet”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi se pa marrë parasysh se si do të rrjedhin situatat politike, gjatë kësaj jave do të takohet me kryeministrin Mickoski. /Telegrafi/

Taravari: Kur të punohet pas shpine, duhet të bësh disa lëvizje për rezultate më të mira appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version