
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot ka vizituar spitalin “Çam ve Sakura” në Stamboll, ku po trajtohen dy nga të rinjtë e plagosur në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Koçan.
“Në këtë spital ishin të shtruar fillimisht gjashtë pacientë, prej të cilëve katër janë liruar tashmë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe janë kthyer në shtëpi. Dy pacientët e mbetur, Martini dhe Borisi, ndodhen në gjendje stabile dhe po vazhdojnë rikuperimin e tyre”, theksohet në kumtesë.
Gjatë vizitës, Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të Konsullatës të Maqedonisë së Veriut në Stamboll, është takuar edhe me prindërit e pacientëve, duke u shprehur “mbështetje dhe solidaritet në këto momente të vështira”.
“Ai shprehu mirënjohje të veçantë ndaj doktorit Mustafa Turan dhe konsullit të Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Idriz Fazlioski, për kujdesin dhe përkushtimin e treguar. “Dhimbjen e freskët të Koçanit e lehtësojnë disi Martini dhe Borisi, të cilët janë më mirë dhe së shpejti i presim në shtëpi. Faleminderit e dashur Turqi për gjithë kujdesin dhe mikpritjen”, theksoi Taravari.
Ministri i Shëndetësisë dje në Edirne të Turqisë mori pjesë dhe mbajti një fjalim në Forumin e Biznesit Shëndetësor Ballkanik, ku njoftoi se 165 pacientë nga Maqedonia e Veriut në vitin 2024 janë trajtuar në institucionet shëndetësore në Turqi.
Taravari i vizitoi pacientët nga tragjedia e Koçanit të cilët trajtohen në Stamboll appeared first on Telegrafi.