Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, në Gostivar u organizua panel diskutimi mbi “Autizmin, të arriturat, sfidat dhe institucionet”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari potencoi se si pushtet lokal kanë arritur brenda pak vitesh në Gostivar të ngriten dy qendra për personat autikë, “Blue Puzzle” dhe Qendrën Multifunksionale, qendra këto, që siç ai tha, janë të rralla në rajonin tonë më të gjerë.

Valon Emini, drejtues i shoqatës “Blue Puzzle” tha se që nga themelimi i Qendrës për Autizëm e deri më sot në Gostivar, ajo ka funksionuar pa asnjë pengesë dhe tërësisht e depolitizuar. Pos pushtetit lokal, qendra ka mbështetje institucionale edhe nga MPPS dhe shumë donatorë privat, shtoi Emini dhe theksoi se aktualisht janë duke trajtuar 40 fëmijë, ndërsa i gjithë shërbimi është falas.

Panel diskutimi u organizua nga Departamenti për mbrojtje sociale, shëndetësore dhe mbrojtjen e fëmijëve pranë Komunës së Gostivarit. Imërlije Saliu nga ky departament bëri të ditur se gjatë këtij takimi njoftohet stafi inkluziv i shkollave mbi trajtimin e nxënësve autikë, obligimet ligjore ndaj këtyre nxënësve dhe të drejtat e prindërve të nxënësve me autizëm.

Diskutimi ishte interaktiv, ndërsa pjesë e panelit ishte edhe Afërdita Hamza – Udhëheqëse e Departamentit për mbrojtje sociale, shëndetësore dhe mbrojtjen e fëmijëve në Komunën e Gostivarit; Samir Gërble – Defektolog dhe Zumreta Xhemaili – Edukatore speciale dhe rehabilituese – logopede./Telegrafi/

Taravari: Gostivari e ka qendrën më të mirë në rajon për trajtimin e fëmijëve autikë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version