Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Travari tha se koalicioni VLEN nëse bashkohet në një parti, Aleanca për Shqiptarët është për të bashkëpunuar në zgjedhjet lokale.
“Ultimatumet nuk i dua, asnjëherë në jetë nuk kam funksionuar me ultimatume përkundrazi ajo krijon ndjesi të keqe. Sepse ose pranohem, ose merre ose shko. Nëse vjen ashtu, unë lë hapësirë për të biseduar nëse mundemi të gjejmë gjuhë të përbashkët, sepse fuzionimi aspak nuk është përmend këto 4-5 muaj. Sërish mund ta hapim atë temë, jemi të gatshëm të bisedojmë, po të na thuhet për një javë, për javën e ardhshme, kemi vendosur të bashkohemi, a unë nuk e di këtë dmth ky koordinim është moti që të bëhet bashkimi. Atëherë unë vetëm mund t’i inkurajoj dhe t’ju them nëse bashkoheni këtu jemi si Aleancë për të bashkëpunuar me ju për zgjedhjet lokale. Nëse mendoni se nuk duhet si Aleancë për Shqiptarët për zgjedhjet lokale ne dalim edhe vetë”, tha Taravari në emisionin “Click Plus” .
Taravari tha se ASH do të mbetet në qeveri dhe se bashkëpunimi me kryeministrin Hristijan Mickoski është i shkëlqyer.
Taravari tha se gjasa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë shumë të vogla.
“Gjasat për të shkuar në zgjedhje të parakohshme paralamentare janë shumë të vogla. Por nuk besoj se do ketë edhe bojkot të zgjedhjeve lokale nga ndonjë subjekt politikë”, tha Taravari.
Ai tha se edh ndryshimet kushtetuese nuk do të bëhen para zgjedhjeve lokale./Telegrafi/
Taravari: Gjasat për zgjedhje të parakohshme parlamentare janë shumë të vogla appeared first on Telegrafi.