Arben Taravari. njëri nga liderët e VLEN-it, tha se për momentin nuk është biseduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se qeveria është stabile, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Ali Ahmeti dhe BDI kanë humbur zgjedhjet që nga viti 2011 nëse votat e partive opozitare shqiptare merren parasysh së bashku në të gjitha ciklet, por nuk kanë qenë kurrë bashkë, siç kemi bërë ne tani. “Mjeshtëria” e Ali Ahmetit ishte se ai gjithmonë arrinte t’i copëtonte ose t’i pengonte të bashkoheshin si ne në zgjedhjet e kaluara. Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme lokale koalicioni VLEN do të fitojë një fitore bindëse dhe se “fatmirë” apo “fatkeqësisht” do të jetë fundi i karrierës politike të Ali Ahmetit”, thotë Taravari në “ClickPlus”.

Për thirrjet e Ali Ahmetit për zgjedhjet e parakohshme, Taravari tha se lideri i BDI-së këtë e ka politikë ditore dhe më shumë e ka për anëtarësinë e vet.

I pyetur se kryeministri ishte i pari që e hapi temën e zgjedhjeve të parakohshme, Taravari u përgjigj se Hristijan Mickoski këtë e ka bërë për të provokuar opozitën maqedonase e cila për momentin është e dërmuar.

Taravari shtoi se zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të ketë vetëm nëse ka konsenus në mes opozitë dhe pozitës./Telegrafi/

 

 

 

 

Taravari: Fundi i karrierës politike të Ali Ahmetit do të jetë humbja në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version