Kryetari ASH-së, Arben Taravari sot tha se aktualisht po organizojmë të gjitha kuvendet e ASH-së, duke filluar nga Likova e deri në Strugë. shkruan Telegrafi Maqedoni.
Taravari tha se kongresi i partisë duhet të mbahet më 10 nëntor në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Taravari foli edhe për formimin e Akademisë Shqiptare, ku tha se e njëjta ka qenë premtim parazgjedhor.
“Ideja jonë dhe premtimi parazgjedhor ka qenë që të formojmë Akademinë e Shkencës dhe Arteve që ka qenë shumë fisnike dhe nuk është kundër askujt. Në të ardhme shpresojmë të gjejmë zgjidhje institucionale, për momentin do të financohet nga komunat”, tha Taravari.
I pyetur se si e komenton deklaratën e Ziadin Selës se do të ketë zgjedhje të parakohshme, Taravari tha se i vjen keq se po bien në influencën e Ali Ahmetit./Telegrafi/
Taravari: Formimi i Akademisë Shqiptare nuk është kundër askujt appeared first on Telegrafi.