Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur se që sot do të fillojë me shkarkimin e drejtorëve ekonomikë të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, të cilëve u ka skaduar mandati dhe se procedura do të vazhdojë edhe për të tjerët që kryejnë këtë funksion, por pasi të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore.
Taravari pret që pas dy muajsh të mos ketë më drejtorë ekonomikë.
“Sot do të shkarkohen 7-8 drejtorë nga gjithsej 14, pra ata që u ka skaduar mandati. Meqenëse mandati i tyre do të përfundojë, të gjithë veprojnë dhe të tjerët do të shkarkohen. Kemi edhe drejtorë për të cilët ka vendim dhe për ta do të duhet të bëhen ndryshime ligjore. Por pres që për dy muaj të mos ketë më drejtorë ekonomikë”, tha Taravari gjatë vizitës në sallat e kirurgjisë së klinikës për KARIL, të cilat u mbyllën për shkak të erës.
Taravari bëri të ditur se si ministër do të jetë i pari që do të merret me këtë problem.
“Gjatë vizitës së sotme më thanë se në dhoma të caktuara kirurgjikale nuk ka erë, e në disa ka. Pres të marr raport nga testet e deritanishme dhe të shohim se si mund ta zgjidhim këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur. Më duhen disa ditë për të marrë një vendim nëse shkojmë për të zgjidhur problemin duke hapur një blerje të re dhe duke instaluar një sistem krejtësisht të ri ose nëse ky mund të rregullohet. Shpresoj që deri të premten të kemi një vendim”, tha Taravari.
Ai ka konfirmuar se mjeku Marjan Shokarovski, i cili ishte shkarkuar nga ministri i mëparshëm Ilir Demiri, është rikthyer në pozitën e drejtorit të Klinikës për Kardiokirurgji.
Taravari fillon me shkarkimin e drejtorëve të klinikave: Pres që për dy muaj të mos ketë drejtorë ekonomik appeared first on Telegrafi.