Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeverinë e ardhshme si ministër. Ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta.

Sipas Taravarit, ndoshta sot ose nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritar, VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së.

“Përveç nesh shpresoj të ketë edhe një parti tjetër, tani nuk kam informacion nga OBRM-PDUKM-ja se a është arritur marrëveshje me ZNAM-in, kështu që në 24 deri në 48 orët e ardhshme me siguri do të bëhet e ditur”, tha Taravari.

Sipas tij, ajo që u njoftua dje në disa media është e vërtetë dhe siç tha ai, së shpejti do të ketë rezultate zyrtare të negociatave.

“Nuk kemi folur ende për drejtorët. Për ministrat e Aleancës thashë se do të kemi një zëvendëskryeministër, pra një ministër për qeverisjen e mirë dhe transparencën dhe një ministër të shëndetësisë dhe dy zëvendësministra të mbrojtjes dhe bujqësisë dhe dy sekretarë shtetëror. Për njërin e di, për shëndetësinë, për tjetrin nuk jam i sigurt, tha Taravari.

I pyetur nëse do të jetë ministri i ardhshëm i Shëndetësisë, ai tha se nuk ka vendosur dhe ende është duke menduar nëse do ta pranojë këtë pozitë.

Taravari ka komentuar edhe rezultatet nga rivotimi dhe ka theksuar se ata kanë qenë në avantazh më 8 maj dhe tani, siç tha ai, janë në avantazh të madh.

“Në njësinë e gjashtë zgjedhore BDI ka një deputet më pak, VLEN ka një deputet më shumë, pra numri i përgjithshëm i deputetëve është 14, BDI mbetet me 18 deputetë”, tha Taravari./Telegrafi/

Taravari: Ende nuk kam vendosur nëse do të jem ministër i Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version