Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka folur sërish në lidhje me situatën në partinë e tij pas ngjarjeve të fundit.

Taravari në një postim në Facebook shkruan se disa aktivistë të ASH-së po tentohet që të frikësohen me largime nga puna. Ai thotë se “kjo është e kotë, pasi ndryshimin nuk e kthen askush prapa”.

“Tek disa nga aktivistët e ASH-së po tentohet që të frikësohen me metodën klasike të sistemit që po e shembin, atë të kërcënimit me “largim nga puna” Kot është…Ndryshimi Ka Nis dhe nuk e kthen prapa Asnjë dhe Asgjë! Ju që përdorni pushtetin në këtë mënyrë, ju ftoj të blini një kalendar ose të shikoni tek kalendari i celularit tuaj dhe të Lexoni. 8 Maji është Shumë por Shumë Afër!”.

Lexo po ashtu
Sela thërret Kuvendin e ASH-së për të shtunën, do të diskutohet për dy pika

“Divergjencat që kemi ne në ASH, lini t’i zgjidhim ne në mënyrën tonë demokratike dhe mos u turpëroni me këto veprime sepse shantazhi nuk pi ujë tek Asnjë Anëtar i Aleancës kudo dhe kushdo qoftë! Ndryshimi Nuk Ndalet…8 Maj!”, ka shkruar Taravari.

Pas ngjarjeve të fundit në ASh, disa mediume raportuan se përkrahësit e idesë së Arben Taravarit që ASH të shkojë së bashku me partitë opozitare në zgjedhje, janë larguar nga puna nga pozitat të cilat udhëhiqen nga mbështetësit e Ziadin Selës./Telegrafi/

Taravari: Aktivistët e ASH-së po largohen nga puna, por ndryshimi nuk ndalet appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version