Emërimi i drejtorit të ASK-së është tema më skandaloze në këto 100 ditë në një mori skandalesh të bëra nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, tha Mile Talevski, deputet i LSDM-së.

“Ka një rrëmbim brutal, partiak të institucionit më të lartë të sigurisë-zbulimit në vend, që është Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Është emëruar një staf, vazhdim i Hristijan Mickoskit, njeriu që ka qenë kryetar i komitetit komunal të OBRM-PDUKM-së, njeriu që vetëm pak muaj më parë ka bërë deklarata të tipit “dita e fundit e ASK-së” etj. një njeri që nuk plotëson kushtet për të qenë drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Praktikisht jemi dëshmitarë se po përballemi me një situatë tmerrësisht të rrezikshme që na kthen në të kaluarën, se si u menaxhua Autoriteti i Sigurimit të Shtetit nga OBRM-PDUKM-ja e atëhershme, si u keqpërdor ai institucion për 12 vjet. Tani, pas vetëm 100 ditë nga ardhja e qeverisë së OBRM-PDUKM-së, po përjetojmë një partizim klasik të Agjencisë për Siguri Kombëtare”, tha Talevski për “Telma”.

Sipas tij, OBRM-PDUKM është duke bërë një lojë të rrezikshme dhe apelon që sa më parë të rishikohet vendimi dhe në krye të ASK-së të vendoset një person profesionist./Telegrafi/

Talevski: Emërimi i drejtorit të ASK-së është skandaloze, OBRM-PDUKM të rishikoj vendimin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version