Deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Taleksi në konferencë për shtyp tha se me partinë e tij në pushtet, pagat janë rritur në të gjithë sektorët.

“LDSM pagën mesatare e rriti në 39.000 denarë. LSDM e rriti pagën mesatare për 270 euro në krahasim me vitin 2016 në kohën e OBRM-PDUKM-së kur ishte 360 euro. Me LSDM-në 630 euro, me OBRM-PDUKM-në 360 euro. LSDM i rriti pagat në të gjithë sektorët. Për punonjësit e MPB-së, LSDM i rriti pagat për 35% dhe po ashtu janë paguar edhe 6 paga bonus për orët shtesë”, tha Taleski.

Ai shtoi se pagat janë rritur edhe për ushtarët dhe se në kohën e OBRM-PDUKM-së, paga ka qenë 21.933 denarë, kurse me LSDM-në në pushtet, në vitin 2022 pagat për ushtarët kanë qenë mbi 36.000 denarë.

“Në vitin 2023 një ushtar profesional merr pagë prej 45.979 denarë, përkatësisht 35.015 denarë, plus 11.000 denarë banim”, tha Taleksi./Telegrafi/

Taleski: Me LSDM-në në Qeveri janë rritur pagat në të gjithë sektorët appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version