Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se sot ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela P. Ageler, si dhe me zëvendësambasadoren, Nikola Varnes.
Biseduam për çështjet aktuale politike dhe ekonomike dhe për progresin e shtetit drejt Bashkimit Evropian. E theksova rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe theksova se mbështetja amerikane është kyçe për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit. U dakorduam që të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe të rrisim bashkëpunimin në fusha të ndryshme”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.
Takimi Mickoski-Ageler: Partneriteti strategjik RMV-SHBA është i një rëndësie të veçantë appeared first on Telegrafi.