
Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit njofton se ka filluar procedurën kundër dy personave të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dy bashkëpunëtorët e dyshuar për këtë krim, më 15 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit, kanë sulmuar në një diskotekë në Kavadar një zyrtar, shef policie i cili në atë moment ka qenë në detyrë dhe po vepronte për zbulimin e autorëve të trafikut të paligjshëm të drogës.
Kur e kanë vërejtur shefin në diskotekë, të cilit më herët i kishin dërguar mesazhe kërcënuese përmes personave të tjerë, të dyshuarit të moshës 31 dhe 33 vjeç, kanë filluar ta shtyjnë dhe ta godasin me grusht në kokë dhe trup, duke i grisur rrobat dhe duke i shkaktuar lëndime të shumta mavijosje dhe prerje.
Prokurori publik ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kavadar për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Propozimi u pranua dhe gjykata u caktua atyre tetë ditë paraburgim”, thuhet në njoftimin e PTHP-së./Telegrafi/
Sulmohet shefi i policisë në Kavadar, propozohet paraburgim për dy persona appeared first on Telegrafi.