Kostoja prej 200 denarë, e vendosur për të gjithë ata që kanë kyçje në rrjetin e energjisë elektrike, pavarësisht nëse shfrytëzojnë ose jo energjinë elektrike, nuk paraqet harxhim shtesë, por shpërndarje e harxhimit të kostos së rrjetit. Këtë e bëri të ditur “10 minuta”, zëvendëskryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Lirim Sulejmani.
“Nuk është ky harxhim shtesë që do e kenë qytetarët, por është shpërndarje e re e harxhimit ose kosto për rrjetin. D.m.th. nëse deri më tani harxhimet e kostos ishin barrë vetëm e qytetarëve që harxhonin energji elektrike, tani ai harxhim do të shpërndahet edhe te qytetarët që janë shpenzues, në thonjëza pasiv ose që energjinë elektrike e përdorim përkohësisht ose në periudha të caktuara të vitit”, tha Sulejmani.
Sulejmani: Ndryshime në strukturën e pagesave për energjinë elektrike appeared first on Telegrafi.