Ministria e Arsimit dhe Shkencës ditë më herët shpalli konkursin ku fillon aplikimi për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2024-2025. Thirrja me kushtet dhe mënyrën e aplikimit është publikuar në linkun si vijon.

Afati i regjistrimit për studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2024/2025 është deri më 5 shtator 2024

Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk//, ndërsa në thirrjen mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike të institucioneve të arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

– të mos jetë në marrëdhënie të rregullt pune;

– të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe

– të mos kenë të ardhura mujore në asnjë bazë më të larta se paga minimale neto në vitin aktual.

 

Gjatë parashtrimit të aplikacionit, studentët duhet t`i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Fletëparaqitje për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në aplikacionin për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë . MASH- zyrtarisht do t’i sigurojë të gjitha dëshmit e tjera për plotësimin e kushteve, të cilat i posedojnë MPB, APMV , DAP dhe shërbimet studentore të fakulteteve.

 

Çdo aplikant i cili ka nevojë për mbështetje të menjëhershme gjatë aplikimit për të ushtruar të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ti drejtohet Sektorit për standardin e nxënësve dhe të studentëve përmes kontaktit në vijim: subvensiran.obrok@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhes në objektin e Ministrisë.

 

Mbështetja financiare në shumë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. Kompensimi monetar nuk është parashikuar të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor.

 

Për realizimin e pagesave për subvencionimin e racionit për student, Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje me Shparkase Banka SHA Shkup. Që aty, të gjithë studentët të cilët do të fitojnë këtë të drejtë, për të cilën do të njoftohen nga MASH-i në mënyrë elektronike, do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Shparkase Banka për hapje të llogarisë së veçantë, të lidhur me kartë pagese të dedikuar.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se mundësia e aplikimit për ushtrimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student do të jetë e hapur në periudhën nga data 1 deri më datën 5, çdo muaji pasues të vitit akademik 2024/2025, edhe atë për regjistrim të studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën për subvencionimin e racionit për student pas Thirrjes Publike për realizimin e të drejtës për për subvencionimin e racionit për student ose të cilëve u është pushuar e drejta për shkak të mosplotësimit të njërit prej kritereve, atëherë kur të plotësojnë sërish kriteret e përcaktuara në thirrje.

Studentët e Maqedonisë po aplikojnë për subvencionimin e racionit për student appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version