Komuna e Strugës dhe Komuna e Haraçinës të dyja të udhëhequra nga kuadër të BDI-së do të aplikojnë për grante nga Qeveria. Edhe pse Bashkimi Demokratik për Integrim këtë qeveri e quan jolegjitime. Kryetari i Haraçinës Ridvan Ibrahimi i tha TV21 se do të aplikojnë për grante, siç shtoi edhe pse kërkesat janë të mëdhaja kanë selektuar disa që janë më me prioritet.
“Ne thirrjen e kemi përcjellë. Kemi ndarë një pjesë të atyre, meqenëse jemi të limituar. Fillimisht nga ana e Qeverisë patëm premtimin që për kokë banori të jetë diku mbi 135 euro. Më pastaj ajo u minimizua në 100. Herën e dytë informacioni ishte se 50, dhe e fundit është 44 euro për kokë banori. Kështu që mbi 500 mijë euro komuna jonë do të ketë mundësi të realizojë projekte. Kërkesat mendoj se janë shumë më të mëdhaja, por ne kemi selektuar disa që janë më me prioritet dhe këtë do ta shfrytëzojmë”, tha për TV21, kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi.
E të njëjtin mendim ndan edhe kreu i Strugës Ramiz Merko. Ai për TV21, tha se Komuna e Strugës do të aplikojnë në grantet e Qeverisë.
“Për aq sa kanë përcaktuar për kokë banori, Strugës për fazën e parë në 100 milionëshin janë ndarë 2.25 milion euro dhe për të njëjtat do të aplikojmë në infrastrukturë. Kemi projekte të gatshme kështu që në këtë drejtim jemi të kompletuar. Ne nuk shohim Qeverinë. Ne shohim të krijojmë kushte sa më të mira për banorët e Qytetit”, deklaroi për TV21, Ramiz Merko – kryetar i Komunës së Strugës./TV21/
Struga dhe Haraçina do të aplikojnë për grante nga Qeveria appeared first on Telegrafi.