Zjarri është ende aktiv në poligonin e armatës Krivollak, informoi sonte kryetari i Komunës së Negotinës, Goran Stojanov.
“Tymi i dendur i cili është mbi Negotinë vjen nga zjarri që ka shpërthyer në poligonin e armatës Krivollak. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një terren specifik ku zjarrfikësit dhe personat civilë nuk kanë qasje të ndërhyjnë, zjarri është shuar nga pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar Stojanovi në Facebook.
Ndërsa shumë vatra të zjarrit vazhdojnë të mbeten aktive edhe përskaj tentimeve nga toka dhe qielli për t’i shuar ato. Situata më kritike vazhdon të mbetet në malin Serta Në luftën kundër zjarreve, janë kyçur edhe 200 pjesëtarë të ushtrisë dhe 30 pjesëtarë të policisë.
Stojanov: Zjarri në poligonin “Krivollak” ende është aktiv appeared first on Telegrafi.