Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski, sot në konferencë për shtyp tha se turpi dhe kaosi në të ashtuquajturin sistem juridik të RMV-së, nuk ndalet.
Stoillkovski tha se rasti i Vesna Damevës dhe vendimi i Gjykatës Administrative tregon vetëm se, nëse në Këshillin Gjyqësor shkarkohet kryetari, nëse gjërat janë të kundërligjshme dhe merren vendime në kundërshtim me normat e shkruara, çfarë i mbetet qytetarit të thjeshtë, i cili kërkon drejtësi para çdo instance të gjyqësorit.
“Shkarkimi i Damevës, dorëheqja e mëparshme për shkak të presioneve të theksuara politiko-biznesore ndaj Cërvenkovskas, zgjedhja e kryetarit të Këshillit pas Damevës dhe tani vendimi i Gjykatës Administrative, në sytë e opinionit vendor dhe ndërkombëtar gjyqësori është bosh”.
“Nëse do të kishin një grimcë dinjiteti, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të jepnin menjëherë dorëheqjen. Kjo nuk ka fund, të njëjtat lojëra janë njohur edhe në Gjykatën e Lartë, kërcënime për shkarkime, të cilat sjellin trazira dhe pasiguri shtesë te qytetarët, por edhe alarm në opinionin ndërkombëtar”, shtoi ai.
Stoillkovski: Turpi dhe kaosi në drejtësi nuk ndalet appeared first on Telegrafi.