Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski u shpreh se gjatë shtatë viteve qeverisje të LSDM-së dhe BDI-së, Maqedonia mbeti pas gjitha shteteve të rajonit.
“Dyfytyrësia e LSDM-së shihet me lavdërimin e rritjes së pagës për 1.000 denarë për punëtorët, dhe heshjtes së rritjes së pagave për funksionarët për 400 euro”, tha Stoilkovski.
Sipas tij, Maqedonia në vendin e fundit sa i përket pagave në rajon.
“Nga viti 2017 deri në vitin 2023 rritja e BPV-së për person në Maqedoni është 20%, ndërsa te shtetet tjera në rajon është 50%”, tha ai./Telegrafi/
Stoilkovski: Lavdërohen për rritjen e pagave për 1.000 denarë dhe heshtin për rritjen e pagave për funksionarët për 400 euro appeared first on Telegrafi.