Kandidati për president të GROM-it, Stevçe Jakimovski, fushatën e vazhdoi me takim me banorët e Gostivarit.
Jakimovski, foli me qytetarët e Gostivarit për zhvillimet aktuale dhe përmendi se brenga më e madhe është shpërngulja, dhe siç përmendi, kjo është për shkak të politikave të këqija të garniturave të deritanishme në pushtet, njofton AIM.
“Arsyeja e eksodit masiv është sjelljet poltronike e zyrtarëve, duke mos marrë parasysh për shtetin e tyre por për shtetet e tjera”, tha Stevçe Jakimovski, kandidat nga GROM-i.
Ai ka theksuar se është kandidat i qytetarëve, e jo dorë e zgjatur e partive. Duke folur për ndryshimin e kushtetutës, ai dërgoi kritika për propozimet e kundërshtarëve të tij për këtë proces.
“Kandidatët presidencialë ikin nga debatet. Është një turp i madh për demokracinë. Populli duhet të dëgjojë qëndrimet e tyre për çështje thelbësore për shtetin”, tha Jakimovski.
Stevçe Jakimovski: Shpërngulja është për shkak të politikave të këqija të garniturës në pushtet appeared first on Telegrafi.