
SPQ “8 Shtatori” do të rikonsntruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro nga projekti TAV, tha sot kryeministri Hristian Mickoski.
Siç deklaroi Mickoski, spitali do të pajiset sipas standardeve evropiane, me aparaturën më bashkëkohore. Do të rinovohen disa salla kirurgjike, por edhe çatia.
“Tani, dikush operon, ndërkaq nga lartë rrjedhë nëse bie shi. Është pak e papërshtatshme. për fat të keq, askush këtë nuk e ka aprë me dhjetëra vite prapa. Ne e pamë atë dhe falë aksionit të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Transportit, njerëzve nga TAV-i dhe drejtorit të ‘8 Shtatorit’, përfunduam gjithçka. Gjithçka është konfirmuar në mënyrë administrative, ka kaluar në Qeveri dhe marrëveshjet janë nënshkruar. Këtë javë pres që mediumet të marrin vesh më shumë hollësi. Do të kemi kushte evropiane në atë institucion shëndetësor. Disa salla kirirgjike, mendoj se janë shtatë, do të jenë konkurruese në Evropë, me aparaturën dhe standardet më bashkëkohore, e njëkohësisht do të rinovohet edhe çatia”, informoi Mickoski.
SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro appeared first on Telegrafi.