SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një automjet i cili po kryente transport publik pa poseduar dokumentet e nevojshme.
“Me datë 02.04.2024, në periudhën nga ora 11.00 deri në 13.00, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë kryer aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transportin publik pa liçencë.
Kështu që gjatë kontrollit, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë ndaluar një automjet “Ford transit” me shenja të regjistrit të Tetovës, e drejtuar nga M.S.(64) nga fshati Gjurgjevisht, i cili kryente transportin publik të pasagjerëve pa dokumentacionin të duhur.
Kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 284 të Kodit Penal”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
SPB-Tetovë: Është ndaluar një automjet i cili kryente transport publik pa pasur dokumente appeared first on Telegrafi.