Policia e Tetovës njofton se dje në Gostivar është arrestuar një person, i cili kërkohej me vendim gjykate për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajve.

“Më datë 09.10.2024 në ora 01.10 në rrugën ‘Zhivko Brajkovski’ në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.I.(29) i cili me vendim gjykate kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e
gjashtë muaj për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve””.

“Ai është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.

SPB Tetovë: Arrestohet i dënuari me burg prej një viti e gjysmë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version