SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër E.S dhe J.S nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e tri veprave penale “grabitje”.

Të dyshuarit i kanë kryer veprat më 26.01, 13.02 dhe 01.03.24 në objektet shitëse në zonën e Komunës së Aerodromit, me çka duke kërcënuar punëtorët u kanë marrë para nga qarkullimi ditor.

SPB Shkup poashtu ka paraqitur kallëzim penal kundër I.Sh dhe J.A. për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “grabitje”. Me datë 27.02.2024, në afërsi të një kompanie private në zonën e Draçevës, të dyshuarit kanë marrë sende, dhe pasi janë vërejtur nga dy persona, ata kanë sulmuar fizikisht njërin prej tyre, pas së cilës me veturën e tyre kanë goditur veturën e personave”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

SPB Shkup zbardh disa vjedhje, dorëzon kallëzim penal kundër katër personave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version