SPB Shkup mbrëmë nga ora 18:00 deri në ora 2:00 ka vazhduar me marrjen e masave dhe aktiviteteve të përforcuara për ruajtjen e gjendjes së sigurisë në territorin e kryeqytetit, informon MPB.
Është kryer kontroll i qarkullimit rrugor dhe janë sanksionuar 28 drejtues automjetesh, derisa 15 automjete janë marrë nga automjeti special “karrotreci”…
Poashtu dje nga ora 20:00 deri në orën 2:00, në zonën e komunës së Aeroportit është vepruar sipas planit “Verë e sigurt 2024”.
Gjatë masave të ndërmarra në disa lokacione janë konstatuar 12 shkelje të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, ndërsa është arrestuar një person për shkelje të konstatuara në bazë të nenit 13 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
“Prezenca e shtuar e policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
SPB Shkup vazhdon me praninë e përforcuar policore appeared first on Telegrafi.