SPB Ohër po ndërmerr masa për gjetjen e personave të cilët këto ditë përmes telefonatave me qytetarët nga Ohri, duke u paraqitur rrejshëm, kryejnë mashtrime për aksidente në komunikacion në të cilat dyshohet se viktima apo të lënduar rëndë kanë qenë anëtarë të familjeve të tyre apo të afërm të tjerë.
“Me këtë ata krijojnë ankth të madh te qytetarët dhe qëllimi i këtyre mashtrimeve është zhvatja e parave për gjoja ndihmë në procedurën e mëtutjeshme”.
“Apelojmë qytetarët që të mos bien në telefonata të tilla dhe të lajmërojnë menjëherë në numrin falas 112 ose personalisht në komisariatin më të afërt”, thonë nga SPB Ohër.
SPB Ohër: Qytetarët të mos bien pre e telefonatave për aksidente të rreme appeared first on Telegrafi.