
SPB Ohër ka dorëzuar kallëzim penal kundër M.D.D. (39) nga Ohri, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale të vazhdueshme “nxitje”, e dënueshme sipas nenit 23 të Kodit Penal, në lidhje me veprën penale “fajde”, si dhe kundër L.D. (35) nga Ohri, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të vazhdueshme sipas nenit 24 të Kodit Penal “ndihmë”, dhe në lidhje me veprën penale “fajde”.
“I raportuara M.D.D në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, qëllimisht nxiti, mori dhe rregulloi për vete një përfitim material të paligjshëm joproporcional nga B.R. nga Ohri, gjatë së cilës ajo i zhvati atij 44.976.415 denarë, të cilat i transferoi në llogarinë e saj, por edhe në llogarinë e E.D. dhe L.D., të dy nga Ohri”.
“I dyshuari L.D në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, qëllimisht ndihmoi, negocioi, mori dhe ndërmjetësoi për vete dhe për M.D.D përfitim pasuror të paligjshëm nga personi B.R. nga Ohri, gjatë së cilës iu zhvatën 26.579.000 denarë”, thonë nga MPB.
SPB Ohër me kallëzim penal ndaj dy personave, dyshohen për fajde appeared first on Telegrafi.