Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot tha se ka formularë për dokumentet e udhëtimit, pasi Avokati i Popullit Naser Ziberi në një intervistë për “Evropa e lirë” të dielën tha se qytetarët ankohet tek avokati i popullit se MPB nuk e respekton ligjin, afati për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe tha se MPB-ja ka mungesë të formularëve për dokumentet e udhëtimit, si dhe për dokumente të tjera.

“Ka formularë për pasaporta, të hënën do të vijë shuma e re, pas një jave do të arrijë shuma e dytë, kështu që formularër janë në këtë pjesë dhe nuk duhet të shqetësohemi fare do të vazhdojë i gjithë procesi”, tha Spasovski në përgjigje të pyetja e një gazetari a ka formularë për dokumente udhëtimi pas panelit “Maqedonia e Veriut – anëtare e sigurt e NATO-s me të ardhme evropiane”.

Në lidhje me dokumentet personale, afati i të cilit është deri më 12 shkurt, Spasovski tha se dhënia e dokumenteve nuk ndalet më 12 shkurt.

“Në vitin 2021 kemi përgatitur vetëm 120mij dokumentet që do të thotë se i kemi lënë detyrimet për më vonë ose të presim deri në ditën e fundit. Po të shikojmë territorialisht, brendësia e vendit e ka përfunduar punën thuajse njëqind për qind. Fatkeqësisht, kjo po ndodh në Shkup, por këtu kemi bërë progres serioz, vetë numri i lëshuar mbi 1.25 milionë dokumente udhëtimi dhe mbi 1.1 milionë letërnjoftime dhe rreth 550.000 patentë shoferë, tregon se procesi është duke u përmbyllur. Dhe më e rëndësishmja është që lëshimi i dokumenteve të mos ndalet më 12 shkurt, ato mund të vazhdojnë të lëshohen”, thotë Spasovski.

Spasovski: Dokumentet personale do të lëshohen edhe pas 12 shkurtit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version