Sot, e shtunë, më 25 prill, duke filluar nga ora 12:05 do të mbahet Marshimi i katërt protestues “Reagim i vonuar” në Koçan për familjet e viktimave të zjarrit tragjik në diskoteken “Pulse”, ku humbën jetën 62 të rinj dhe u plagosën gati 200 të tjerë.
“Pika e takimit të marshit është Parku i Qytetit në Koçan, dhe do të vazhdojë drejt Qendrës Tregtare në Koçan. Turma e njerëzve do të qëndrojë në Qendrën Tregtare dhe më pas do të vazhdojë drejt Komunës së Koçanit për të shprehur revoltën e tyre ndaj punës institucionale, do të vazhdojë drejt Ministrisë së Brendshme për të theksuar se ata vonuan në reagimin e tyre në çdo kuptim të fjalës, dhe do të vazhdojë drejt Gjykatës Themelore të Koçanit, duke kërkuar llogari për atë që është bërë dhe drejtësi joselektive”, njoftuan organizatorët.
Marshit mund t’i bashkohen të gjithë qytetarët e Maqedonisë që dëshirojnë të shprehin mbështetje për prindërit e të ndjerit dhe respekt për të ndjerin.
Marshimi protestues është i katërti me radhë, pasi të shtunave të mëparshme një numër i madh banorësh të Koçanit dolën në rrugë për të mbështetur familjet e viktimave dhe për të kërkuar drejtësi për rastin.
Sot sërish protestohet në Koçan për tragjedinë në diskotekën “Pulse” appeared first on Telegrafi.