Sot shkolla komunale këtu në Vizbeg i hapi dyert për nxënësit e kësaj shkolle.

Ky vit i ri shkollor për nxënësit e Vizbegut ka filluar me një muaj vonesë në krahasim me moshatarët e turë të cilët më 1 shtator u ulën në bankat shkollore.

Në mëngjesin e sotëm, nxënësit e kësaj lagje për herë të parë këtë vitë shkollor erdhën në mësim dhe në ditën e parë qëndruan vetëm dy orë.

Ekipi ynë tentoi të marë prononcim nga drejtori i shkollës, Kadri Elezi i cili ishte duke dalur nga objekti i shkollës, por i njejti iku nuk deshi të flas para kamerave.

Ai prapa kamerës së Klan Maqedoni tha se ditëve në vijim do të ketë prononcim për mediat.

Ndryshe, nxënësit e Vizbegut e humbën një muaj mësim për shkak se prindërit I kishin tërhequr dokumentet nga shkollat ku e ndiqnin mësimin në vitin e kaluar, duke shpresuar se procesi mësimor do të fillonte në kohë në vendbanimin e tyre. Ditë më parë prindërit bashkë me fëmijët e tyre të Vizbegut protestuan me pankarat ne duar duke kërkuar hapjen e shkollës.

Ende nuk dihet se sa do të jetë numri i nxënësve në këtë shkollë dhe si do të zhvillohet procesi arsimor.

Nuk ka as informata të sakta se a është plotësuar numri I nevojshëm I mësimdhënësve në këtë shkollë duke pas parasysh se kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski në cilën komunë edhe graviton Vizbegu ditë më parë njoftoi se eshte shpallur edhe konkursë publik për pranimin e arsimtareve në shkollën e Vizbegut. /tvklan.mk

Sot nisi procesi mësimor në Shkollën Fillore në “Vizbeg”, por nxënësit aty qëndruan vetëm dy orë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version