Sot në hapësirat e Qendrës së Menaxhimit të Krizave do të mbahet seanca e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Sistemit të Krizave, në përbërje të zgjeruar.
Në seancë do të shqyrtohen dobësitë e perceptuara të sistemeve të menaxhimit të krizave, mbrojtjes dhe shpëtimit dhe mbrojtjes nga zjarri, si dhe propozime për tejkalimin e tyre.
Seancën, siç është paralajmëruar, do ta drejtojë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski dhe udhëheqësi i grupit për vlerësimin e rreziqeve dhe drejtori i QMK, Stojançe Angellov.
Përveç anëtarëve të Këshillit drejtues, janë thirrur edhe zv. kryeministri për sistemin politik Ljupço Dimovski, ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave, Cvetan Tripunovski, kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, drejtori i ESHS-së, Xhevat Selami./Telegrafi/
Sot mblidhet Komiteti Drejtues për Koordinimin e Sistemit të Menaxhimit të Krizave në RMV appeared first on Telegrafi.