Sot dhe nesër do të ketë reshje të dendura shiu me stuhi të përcjella edhe me breshër. Nga Enti hidrometeorologjik paralajmërojnë se në disa vende reshjet e shiut do të arrijnë deri në 30 litra për metër katror, ndërsa ato do të shoqërohen me erë të fortë bubullima dhe breshër. Temperaturat do të sillen prej 27 deri në 33 gradë Celsius.

“Në shumë vende do të kemi shi të rrëmbyeshëm, bubullima, lokalisht do të ketë paraqitje të stuhisë, dhe në më shumë vende, me erë të përforcuar që do të arrijë shpejtësinë mbi 60 kilometra në orë, shi intenziv dhe I rrëmbyeshëm për kohë të shkurtër, lokalisht do të bien mbi 30 litra në metër katrorë, si dhe paraqitje të breshërit… Të premten përsëri shi lokal dhe bubullima, megjithatë sipas intensitetit do të jetë në formë më të butë, krahasuar me atë që do ta kemi sot dhe nesër”, deklaroi Lençe Rizova, Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Stabilizim të motit me diell dhe rritje të temperaturave priten gjatë fundjavës, ndërsa reshjet e shiut rikthehen përsëri nga fillimi i javës së ardhshme.

“Për vikend pritet mot stabil, me diell dhe ngrohtë, edhe atë mjaftë ngrohtë, me rritje të temperaturave, moti I tillë stabil do të jetë vetëm në fundjavë, sepse në fund të së hënës së javës së ardhshme përsëri kemi prej këtyre materialeve, se do të kemi mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima”, tha Lençe Rizova, Drejtoria për punë hidrometeorologjike./Alsat/

Sot dhe nesër do të ketë reshje të dendura në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version