Sondazhi i fundit i opinionit publik tregon se fëmijët kalojnë shumë kohë në internet dhe kjo ka një efekt të dëmshëm për ta. Ky anketë për Detektor është bërë nga Instituti për hulumtime politike në Shkup.
Është interesant fakti se ky qëndrim vjen nga qytetarët prej të cilëve më shumë se dy të tretat thonë se përdorin rrjetet sociale dhe kalojnë më shumë se 2 orë në ditë në internet.
69.4% e qytetarëve besojnë se interneti ka ndikim negativ tek fëmijët, ndërsa 26.1% besojnë se ka ndikim pozitiv. Këtë pyetje e kemi bërë edhe në sondazhin e vitit të kaluar dhe trendi mbetet i ngjashëm, megjithëse ka një rritje të lehtë si tek ata që shohin ndikim pozitiv ashtu edhe tek ata që shohin ndikim negativ.
Shumica e qytetarëve ose 79.6% besojnë se fëmijët kalojnë shumë kohë në internet. Vetëm 10% besojnë se fëmijët shpenzojnë kohën e duhur dhe janë 5.6% të të anketuarve që janë të mendimit se fëmijët kalojnë shumë pak kohë në internet. 86.7% e të anketuarve besojnë se fëmijët duhet të kenë një kohë të kufizuar të kaluar në internet, ndërsa vetëm 7.7% besojnë se kjo nuk është e nevojshme. 85.1% e të anketuarve besojnë se disa aplikacione, lojëra apo rrjete sociale që nuk janë të përshtatshme për fëmijët duhet të ndalohen.
Shumica e qytetarëve ose 25.4% kalojnë nga 1 deri në 2 orë në ditë në internet. 18% shpenzojnë më pak se 1 orë ndërsa 14.6% shpenzojnë më shumë se 4 orë në internet çdo ditë.
Dy të tretat e qytetarëve ose 69% janë shprehur se i përdorin rrjetet sociale, ndërsa 23.4% janë shprehur se nuk i përdorin ato.
Siç pritej, më së shumti përdorues të rrjeteve sociale, ndërmjet 85 dhe 90%, janë te qytetarët deri në 50 vjeç. Ndër ata mbi 60 vjeç, vetëm një e treta ose 31.6% përdorin rrjetet sociale.
Qytetarët përdorin më së shumti Facebook. 65.3% e të anketuarve thanë se ishte zgjedhja e tyre e parë. Zgjedhja e dytë për 32.5% të qytetarëve është Instagrami. Përdoren gjithashtu Tik-Tok, X dhe YouTube.
Dy të tretat e qytetarëve besojnë se rrjetet sociale kanë ndikim negativ tek njerëzit, ndërsa 24.3% besojnë se ndikimi është pozitiv.
Anketa është realizuar në një kampion përfaqësues prej 1116 të anketuarve, në periudhën prej 23 deri më 26 maj të këtij viti.
Sondazhi i fundit ka treguar se fëmijët në RMV kalojnë shumë kohë në internet appeared first on Telegrafi.