Nuk kemi biseduar me parinë ZNAM. Ata priren të sillen sikur janë në një fushatë zgjedhore, por zgjedhjet kanë mbaruar. Ata kanë një qëndrim, por një gjë është qëndrimi dhe tjetër gjë është realiteti, tha sot në një konferencë për media, deputeti i koalicionit “VLEN”, Halil Snopçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për reagimin e ZNAM-it, të cilët presin që institucionet të marrin masa për shkeljen e ligjeve, pasi flamuri shqiptar u vendos sërish në Qeveri.
Snopçe theksoi se pozicioni i ZNAM nuk mund të jetë ekzekutiv. Sipas Snopçes, duhet të ketë një kompromis mes të gjitha partive në qeveri, sepse vendimet merren të përbashkëta.
“Nuk kemi biseduar me ZNAM. Ata priren të sillen sikur janë në një fushatë zgjedhore. Zgjedhjet kanë përfunduar, duhet të jenë të vetëdijshëm. Qëndrimi i tyre është një gjë tjetër, ndërsa realiteti është diçka tjetër. Qëndrimi i tyre nuk mund të jetë ekzekutiv për ne. Tani duan të përfitojnë politikisht, por kjo është puna e tyre. Duhet të ketë një kompromis mes të gjitha palëve në qeveri. Ne marrim vendime të përbashkëta”, tha Snopçe.
Ai theksoi se qeverisja dhe partneriteti është një marrëdhënie forcash, jo marrëdhënie pushteti./Telegrafi/
Snopçe: “ZNAM” priret të veprojnë sikur janë në fushatë zgjedhore, qëndrimi i tyre është një gjë tjetër dhe realiteti gjë tjetër appeared first on Telegrafi.