Mersiha Smailoviç, e komunitetit boshnjak, ka reaguar në lidhje me kritikat për shënimin e 11 korrikut – Ditës për përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës.

Lexo po ashtu
OBRM-PDUKM dhe LSDM i reagojnë Gashit: Kuvendi nuk është vend i ceremonive fetare

Smailoviç, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se lutja muslimane që u bë në Kuvend, nuk ka qenë në kuadër të seancës plenare dhe aq nën organizimin e Kuvendit.

Sipas saj, ajo ka ftuar për minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës, dhe secili ka zgjedhur formën e tij, sipas bindjeve personale.

“Si moderatore, e fillova aktivitetin me thirrje ndaj të pranishmit që të mbahet një minutë heshtje apo të bëjnë lutje për viktimat e Srebrenicës, që është gjest respekti, dhe jo ritual fetar. Mënyra se si individët zgjedhin ta shprehin këtë moment, përfshirë edhe nëse zgjedhin të luten, është vendim personal që pasqyron besimin dhe bindjet e tyre. Kuvendi nuk mban asnjë përgjegjësi për zgjedhjen personale. Ata që njihen me ceremoninë në qendrën memoriale në Potoçar, do ta dinë se lutja bëhet në mënyra të ndryshme, ku disa zgjedhin lutje, kurse të tjerët heshtje, secili në bazë të ndjenjave personale. 11 korriku çdo vit shënohet në Kuvend, në forma të ndryshme, kurse për fat të keq u politizua për luftë politike ditore.

Është për të ardhur keq se si asnjë përfaqësues i opozitare LSDM nuk mori pjesë në këtë aktivitet, që të dëshmojnë nga dora e parë natyrën e tyre”, tha Smailoviç.

 

Smailoviç: Mbledhja për Srebrenicën ishte një ngjarje, jo seancë e Kuvendit, lutja ishte gjest respekti appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version