Të dielën më 1 shtator, LSDM-ja, përmes Komisionit për arsim, organizon tubim të mësimdhënësve dhe punonjësve të arsimit. Sic u tha në një press-konferencë të socialdemokratëve, tubimi do të mbahet para Ministrisë së Arsimit.

Me moton “S`keni arsyetime, rrisni pagat!”, LSDM-ja të dielën para Ministrisë së Arsimit përmes protestës do të kërkojë rritjen e pagave në arsim për 12% dhe të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve.

Sipas LSDM-së, para nisjes së vitit të ri shkollor, Mickoski dhe Janevska nuk kanë koncept e as plan zhvillimor për arsimin dhe se pushteti i OBRM-PDUKM-së nuk e ka ndërmend t`i rrisë pagat në arsim për 12%.

“Ky tubim, para nisjes së vitit shkollor është një alarm, një paralajmërim, ku do të shfaqet revolta për politikat e gabuara në arsim nga ana e Qeverisë së OBRM-PDUKM-së dhe Vesna Janevskës. Ftojmë punonjësit në arsim, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, që të na bashkohen. Bashkërisht ta shprehim pakënaqësinë dhe ta ngrejmë zërin, të bëjmë presione kundër pushtetit për t`i ndryshuar politikat e gabuara”, tha Daniela Nikolova nga LSDM.

Sindikata e pavarur për arsim thotë se pavarësisht se Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëroi rritje të pagave nga marsi I vitit të ardhshëm, konform marrëveshjeve kolektive dhe Ligjit për paga minimale, rritja u takon nga shtatori.

Nëse kjo nuk ndodh kanë paralajmëruar protesta.

Por, SASHK-u thotë se mbeten në qëndrimin se rritja e pagave është e domosdoshme, por shprehen optimist se ky problem do të zgjidhet përmes dialogut me Ministren Janevska.

Krahas protestave të një pjese të mësimdhënësve, në vitin e ri shkollor, paralajmërohet se do të ketë libra për nxënësit, përvec për gjuhët e huaja.

Për nxënësit e Shkupit probleme pritet të paraqiten edhe me transportin jo të regullt publik.

Nga ana tjetër, sikurse vitet e kaluara, është zvogëluar numri i filloristëve, ku për këtë vit shkollor evidentohen 500 filloristë më pak.  /tvklan.mk

“S’keni arsyetime, rrisni pagat”, LSDM organizon protestë të mësimdhënësve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version