Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi në festën e Frontit Evropian në Tetovë mes tjerash tha Fronti Evropian ka fuqinë politike jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga komunitet tjera.
“Ne, jo vetëm shqiptarët, por edhe turqit, edhe boshnjakët edhe romët jemi pjesë e këtij shteti dhe askush nuk mund të luaj me fatin e këtyre njerëzve”, tha Skënder Rexhepi – Zejdi.
Ai iu drejtua edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “a po bindesh se nuk ia vlen”.
“Nuk ja vlen të përkrahen njerëzit dhe opozita që e ka humbur në oborr. Nuk ja vlejti të përkrahet opozita e cila tash e ka braktisur kryeministrin dhe shpëtimin e kërkon te Mickoski”, tha Zejdi./Telegrafi/
Skender Rexhepi – Zejdi i Frontit Evropian me mesazh për kryeministrin Albin Kurti appeared first on Telegrafi.