Në 24 orët e fundit, në territorin e shtetit kanë shpërthyer 38 zjarre, prej të cilave 24 janë shuar plotësisht, 5 janë nën kontroll, ndërsa 9 ende janë aktive, në Jasen, Pehçevë, Koçan, zjarri në të dy anët e Galiçicës, afër fshatit Zajaz, afër fshatit Vërben dhe afër Novacit.
Situata me zjarret është ende alarmante, pasi thuajse çdo ditë shfaqen vatra të reja.
Sipas drejtorit të QMK-së, Stojançe Angellov, disa nga këto zjarre janë shkaktuar me dashje apo pa dashje nga faktor njerëzor.
Para së gjithash, ka njerëz që djegin kashtë pa e siguruar zonën dhe pa e kontrolluar atë. Siç thotë ai, duhet të ketë dënime të rënda për këdo që vë zjarr me dashje.
Situata me zjarret në RMV ngelet alarmante appeared first on Telegrafi.