U nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në mes gjashtë sindikatave të universiteteve shtetërore: “Shën Kirili dhe Metodit” -Shkup, Universitetit “Shën Klimeni i Ohrit”- Manastir, Universitetit të Tetovës, Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, Universitetit për Shkenca Informatike dhe Teknologjike “Shën Apostull Pavle”- Ohër dhe Universitetit “Nënë Tereza”- Shkup.
Përmes këtij memorandumi, i pari i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, universitetet zotohen për koordinimin e përbashkët në artikulimin e kërkesave pedagogjike e sociale dhe në shtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në veprimtari të ndryshme edukative-arsimore.
Qëllimi i këtij memorandumi është që universitetet publike të jenë një zë unik në realizimin e të drejtave të tyre konform avancimit dhe ngritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend.
Sindikatat e universiteteve të Maqedonisë bëhen bashkë, zotohen për koordinim në artikulimin e kërkesave pedagogjike appeared first on Telegrafi.