Drejtuesit e Sindikatave thonë se kanë marrë ankesa nga të punësuarit në administratë për presione politike gjatë fushatës. Marjan Risteski nga Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë thotë se kanë pranuar ankesat për trysni që të marrin pjesë nëpër tubime partiake.
“Deri te ne vetëm se na kanë arritur reagime nga qytetarët ku, të mos them fjalë për fjalë se janë të detyruar të shkojnë në mitingje të caktuara, në udhëtime të caktuara. Apel deri te punëtorët nëse, siç vetëm arrijnë apele, të paraqesin te ne në sindikatë dhe ne pa pardon atë institucion apo atë udhëheqës që do të kryejë trysni që pa vullnetin e tij të shkojë në mitingje, do t’i publikojmë në konferencë për shtyp”, tha Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së Organizatave Sindikale .
Kryetari i Sindikatës së të Punësuarve në Administratë Tërpe Deanovski, thotë se kushtëzimi apo detyrimi i administratorëve për të marrë pjesë në tubime partiake është keqpërdorim.
“Duhet ta dinë, dhe jam i sigurt se edhe punëtorët dhe partitë e dinë se ky është keqpërdorim klasik i të punësuarve në administratë, gjyqësor apo në të gjithë sektorin publik. Partitë politike t’i largojnë duart nga zyrtarët administrativ, zyrtarët gjyqësor, të mos i detyrojnë të shkojnë në mitingje partiake, të nënshkruhen në çfarëdo lista, të mos i kërcënojnë me humbje të vendit të punës,” tha Tërpe Deanovski, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Administratës.
Drejtuesit e dy sindikatave u bëjnë apel partive politike që t’i lënë punëtorët të lirë në të drejtën e tyre për votim dhe pjesëmarrje ose jo nëpër tubime. /alsat.mk
Sindikatat e RMV-së reagojnë ndaj partive për presionin që shkaktojnë tek qytetarët appeared first on Telegrafi.