Vazhdon “beteja“ sindikaliste për të rritur pagën minimale në 450 euro dhe të pasur të gjithë të punësuarit rimbursim për shpenzimet e ushqimit dhe transportit.

Pas deklaratës së dhënë të kryeministrit Hristijan Mickovskit, se këtë kërkesë do të rishqyrtohet në bazë të mundësive finansiare të cilat janë në dispozicion në arkën buxhetore, një pjesë e sindikalistëve i rikujtojnë Mickovskit, se rritja pagës minimale është e patjetërsueshme dhe e domosdoshme, pasi që punëtorët mezi po e kalojnë muajin me pagat që aktualisht marrin ata, ku çdo gjë është në rritje e sipër dhe jeta bëhet gjithënjë më e vështirë për ta.

“Për ne me rëndësi janë punëtorët ku në një farë mënyre me pagat që aktualisht marrin mezi po ja kalojnë muajin, sepse diku rreth 100 mijë të punësuar aktualisht marrin diçka më shumë se pagën minimale, përserida paga mesatare rall kush e merr mbi 40 mijë denarë” – tha Lupço Radovski nga LSM.

Afaristët nuk kanë para për rritje të re

Nga organizata e punëdhënësve thonë se nuk ka vend për rritje të pagës minimale në vend, sepse çdo rritje artificiale ose e shfrenuar, e që nuk korespodon me gjendjen e bizneseve, do t’u shkaktojë atyre kolaps financiar.

“Sipas meje kërkesa për rritja e pagave nuk është e arsyetueshme sepse nëse shohim dhe bëjmë një krahasim, shuma e pagës minimale me ajo mesatare tek ne aktualisht është një ndër më të mëdhat në Europ, kështu që të punësuarit më të mirë po demotivohen” – tha Angell Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve.

LSDM dhe OBRM-PDUKM me akuza të ndërsjella

LSDM opozitare mbështet kërkesën për rritje të pagës minimale. Kërkon kjo çështje të jetë një ndër prioritet më kryesore të kësaj qeveri dhe të vazhdojë trendin e rritjes së minimales të cilët e filloi qeveria e kaluar, thonë nga LSDM.

“Nuk bëhet fjalë se sa i “gjatë është qylimi” buxhetor për të rritur pagën minimale, por se sa kjo çështje është prioritet për këtë qeveri. LSDM siguronte para për rritje të pagave në kohën e krizës ekonomike dhe shëndetësore. OBRM-PDUKM thjeshtë po kërkon arsyetime për të ndryshuar politikën e deritanishme të rritjes së pagave”, thuhen në komunikatën e LSDM-së .

Nga OBRM-PDUKM thonë se pas marrjes së pushtetit qendrorë kanë trasheguar situatë kastrofale dhe kaotike. Tashmë po kërkojnë zgjiedhje për të rimëkëmbë ekonominë në vend.

“Qëllimi ynë është që të bëjmë rimëkëmëbjen sa më të shpejtë të ekonomisë dhe të standardit jetësor në vend. Kjo qeveri është e fokusuar të jetë partnerë me punëtorët në bazë të punës dhe përkushtimin e dhënë” – u shpreh Mile Lefkov nga OBRM-PDUKM.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, sindikalistët kanë kërkuar brenda 100 ditëve të para të kësaj qeverie, rroga minimale të bëhet 450 euro, të mundësohet pagesa për shujta për të gjithë punëtorët në vlerë prej 20 % të rrogës mesatare dhe mbullim të shpenzimeve për transport.

Kërkesat e sindikalistëve do të shyqyrtohen edhe në mbledhjen e adhshme të Këshillit Socio-Ekonomik.

Sindikatat e Maqedonisë kërkojnë rritje të pagës minimale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version