Kabineti i presidentes të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka ka njoftuar se gjatë pasdites presidentja ka realizuar bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në bisedën telefonike, siç njoftohet, janë “konfirmuar raportet e shkëlqyeshme bilaterale dhe është potencuar gatishmëria për avancim të mëtejmë të miqësisë maqedonase – serbe, për konkretizim të bashkëpunimit në më shumë fusha dhe fuqizimin e përkrahjes së ndërmjetme në raport me perspektivën evropiane dhe procesin e eurointegrimit të të dy shteteve”.
“Në vazhdën e festës shtetërore 2 Gushti – Ilindeni, kurse në frymën e raporteve të mira fqinjësore dhe përkushtimit për thellimin e lidhjeve miqësore të dy kombësive, presidentja Siljanovska Davkova dhe presidenti Vuçiq, kanë shprehur gatishmërinë që bashkërisht të vizitojnë Manastirin “Shën Prohor Pçinski” dhe të shënojnë 80-vjetorin e mbajtjes së kryengritjes së parë të KAÇKM-së”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Siljanovska ka falënderuar Vuçiqin edhe për mbështetjen e dhënë në luftimin e zjarreve.
Siljanovska-Vuçiq: Nevojitet avancimi i marrëdhënieve maqedonase-serbe appeared first on Telegrafi.