Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, në një mesazh urimi drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të qytetarëve dërgoi urime për prosperitet dhe zhvillim të gjithanshëm të SHBA-ve “për mirëqenien e popullit mik amerikan”.
“Këtë 4 korrik, qytetarët amerikanë festojnë 248-vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe festojnë parimet e lirisë dhe barazisë, të cilat janë të ngulitura në këtë dokument, i cili është një frymëzim për shumë popuj të botës. Aspirata e baballarëve të kombit amerikan për të formuar një qeveri që përfaqëson dhe e merr pushtetin nga populli është po aq e vlefshme edhe sot e kësaj dite për shumë kombe dhe koncepte të tjera të qeverisjes, përfshirë atë të RMV-së”.
“Duke ndarë dhe ushqyer këto vlera, ne krenohemi për miqësinë tradicionale me popullin amerikan dhe jemi të përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të saj, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët”, shkruan në urimin e saj Siljanvska-Davkova.
Si një partner i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aleancën e NATO-s, Siljanovska thotë se “ne mbetemi të fokusuar në ndjekjet e përbashkëta të sigurisë, lirisë dhe prosperitetit demokratik duke marrë pjesë në aktivitete të përbashkëta në luftën kundër kërcënimeve ndaj stabilitetit dhe paqen në Evropë dhe në botë”.
Ajo është gjithashtu mirënjohëse për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zbatimin e proceseve tona reformuese, duke theksuar se “do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për realizimin e tyre”.
Siljanovska për pavarësinë e SHBA-ve: Krenohemi për miqësinë tradicionale me popullin amerikan appeared first on Telegrafi.