Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, në tubimin në Kisella Vodë përsëriti se është kundër zgjedhjes së presidentit në Kuvend. Sipas saj, legjitimiteti i marrë nga qytetarët dhe jo nga partia dhe lideri, i jep të drejtë presidentit të mendojë vetë.

Davkova thotë se nëse presidenti zgjidhet në Kuvend, kërcënohet rreziku që të gjitha pushtetet të përqendrohen në një vend dhe që funksionet të mos vendosen në mënyrë transparente dhe të hapur, por përmes pazareve ndërpartiake.

“A jam unë për zgjedhjen e kreut të shtetit në Kuvend, kinse do të kursejmë para dhe jo përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta? Përgjigjen e kam dhënë shumë kohë më parë dhe nuk jam presidenti Stevo Pendarovski t’i ndryshoj qëndrimet, sidomos ato shkencore ndaj them “jo”. Unë jam kundër. Gjithashtu do t’ju tregoj pse. Së pari, sepse ma kujton socializmin”, tha Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për presidente.

Siljanovska: Jam kundër zgjedhjes së presidentit në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version