Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese, emëroi për anëtarë të Këshillit të Sigurimit Malinka Ristevska Jordanova – eksperte për integrime evropiane, Xhevdet Hajredinin – ish-ministër i financave dhe Vlladimir Spiridonov – ekspert për ndryshimet klimatike.
Me emërimin e tre anëtarëve nga presidentja Siljanovska Davkova, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë:
Kryetare e Këshillit të Sigurimit është Gordana Siljanovska Davkova.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë:
Kryetar i Kuvendit Afrim Gashi,
Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë,
Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme,
Vlado Misajlovski, ministër i Mbrojtjes,
Timço Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme,
Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vlladimir Spiridonov.
Siljanovska emëroi për anëtarë të Këshillit të Sigurimit: Xhevdet Hajredinin, Malinka Ristevka Jordanova si dhe Vlladimir Spiridonov appeared first on Telegrafi.