Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për Paqe në Ukrainë që mbahet në Zvicër, sot është takuar me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.

Nga zyra e Siljanovska-Davkovës informojnë se në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet bilaterale, për gjendjen në rajon, integrimet evropiane dhe sfidat e sigurisë globale, si dhe bashkëpunimin e dy vendeve si aleate në NATO.

“Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer të krijuar mbi miqësinë tradicionale dhe u shprehën se të dy vendet ndajnë një marrëdhënie të krijuar gjatë tre dekadave të bashkëpunimit, respektit reciprok, besimit dhe mirëkuptimit. U theksua se këtë vit po festojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, që është dëshmi e partneritetit të përhershëm dhe vlerave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Presidenti përshëndeti “mbështetjen e qartë të Polonisë në rrugën e gjatë të Maqedonisë drejt BE-së” dhe theksoi “rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të hapur të Polonisë në rrugën e Maqedonisë për integrim evropian”.

Siljanovska-Davkova: Kemi mbështetjen e qartë nga Polonia në rrugën e gjatë të Maqedonisë drejt BE-së” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version