Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklroi se pas dorëheqjes kolektive të Komisionit për Falje, kanë filluar bisedimet për përbërjen e re të Komisionit, por se nuk do të shpejtohet me formimin e tij.
“Nuk dha Komisioni dorëheqje. Komisioni për arsye personale dhe profesionale dha dorëheqje dhe kjo është diçka tjetër. Edhe unë, ne jemi në bisedime për një përbërje të re të Komisionit. Unë kurrë nuk i bëj gjërat shpejt, e pranoj. Po bisedojmë, të gjitha profilet duhet të përfshihen brenda që të mundet në të vërtetë që në fund të atij procesi të faljes, i cili fillon në gjykatë, ndërsa përfundon me nënshkrimin, por para vlerësimit nga Komisioni, të jetë i suksesshëm. Bisedojmë me ekspertë, me njerëz nga sektori joqeveritar, sepse gjithmonë në komisione ka njerëz nga shëndetësia, psikolog, neuropsikiatër, ka pasur gazetar, kështu që kemi biseduar me të gjitha ato kategori”, tha Siljanovska Davkova në pyetjen e gazetarëve.
E pyetur për takimin me anëtarët e Komisionit në dorëheqje, i cili është dashur të mbahej dje, presidentja theksoi se është momenti i mirë për të biseduar me të gjithë anëtarët e mëparshëm të këtij organi me qëllim të bazës së përvojave të tyre të përcaktohet çfarë ndryshime nevojiten.
“Sa i përket takimit, deri te takimi – po, ishte një takim që ishte caktuar dhe shtyrë disa herë për shkak të ngjarjeve të tjera. Mendoj se është koha e mirë t[ dëgjohen mendimet e të gjithë anëtarëve të mëparshëm të komisioneve dhe pastaj të shohim se cilat janë përvojat e tyre, cilat janë njohuritë e tyre dhe në cilin drejtim duhet të shkojnë ndryshimet”, tha në pyetjen e gazetarëve presidentja Siljanovska Davkova e cila sot mbajti fjalim në ngjarjen në prag të Konferencës së 29-të të Ndryshimeve Klimatike (COP29), e cila do të mbahet nga 11 deri më 22 nëntor të vitit 2024, në Baku, Republika e Azerbajxhanit.
Në kontekst të faljeve të fundit, ajo dhe anëtarët e Komisionit, thotë, janë udhëhequr nga filozofia e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe se Komisioni niset gjithmonë nga nga vepra që e ka kryer personi dhe nga sjellja e personit pas hyrjes në burg, ndërsa gjykata është ajo që detyrohet kur e krijon dosjen për të dënuarin që kërkon falje, të potencojë të gjitha aktet relevante, jo vetëm aktgjykimet, por edhe sjelljen.
Komisioni për Falje në fundjavë dha dorëheqje kolektive, siç u theksua, për arsye personale dhe profesionale. Dorëheqja pasoi pas reagimeve të ashpra në opinion rreth disa emrave që u gjetën në listën e të falurve me rastin e festës “23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase”.
Siljanovska-Davkova: Kanë filluar bisedimet për përbërjen e re të Komisionit për Falje appeared first on Telegrafi.