Presidentja Gordana Siljanovska Davkova fillimisht do ta analizojë Ligjin për riorganizimin e ministrive, dhe më pas do të merr vendim nëse do ta nënshkruajë.
Nga kabineti i presidentes thonë se pas analizës, presidentja do ta vendosë nëse do ta nënshkruajë ligjin.
“Presidentja e shqyrton dhe analizon ligjin dhe në ditët në vijim do të merr vendim në lidhje me nënshkrimin e Dekretit dhe hyrjes në fuqi të ligjit”, thuhet në njoftimin e kabinetit.
Ndryshe, me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.
Siljanovska Davkova do ta analizojë ligjin për riorganizimin e ministrive appeared first on Telegrafi.